Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier/ I mituri qëllon me thikë punonjësin e një biznesi, largohet nga vendngjarja

schedule17:40 - 24 Nëntor, 2026

schedule 17:40 - 24 Nëntor, 2026

Një konflikt i ndodhur në Fier ka përfunduar me plagosjen e një punonjësi të një biznesi fast food.

Ngjarja është regjistruar në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi i fast food-it, Bexhet Myftari është thirrur nga persona të tjerë për të sqaruar një konflikt, jashtë mjediseve të biznesit ku ai punonte.

Por në vend të sqarimit të rinjtë kanë përfunduar në përplasje fizike, ku punonjësi 29-vjeçar është goditur me thikë nga një 17-vjeçar.



Pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po i nënshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Ende nuk dihen rrethanat e plota dhe motivet që çuan në këtë konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë dinamikën e ngjarjes dhe të identifikojë personat e përfshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!