OSHEE njofton se, për shkak të një avarie në nënstacionin elektrik, ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në 18:00, do të ndërpritet energjia elektrike në të gjithë qytetin e Pogradecit dhe në Njësinë Administrative Buçimas.
Ndërhyrja do të zgjasë rreth 2 orë dhe ka si qëllim riparimin e defektit në nënstacion.
OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.



