Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të jenë prezente me intensitet të ulët kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.



