Një sulm ajror izraelit në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës ka vrarë Naim Abu Nahel, kreun e aparatit të sigurisë së brendshme të Hamasit në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet njoftuan përmes një deklarate të përbashkët se kishin goditur një anëtar të lartë të Hamasit, pa bërë publik identitetin e tij.
Autoritetet izraelite bënë të ditur se më shumë detaje rreth operacionit pritet të publikohen në vijim.



