Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

25 fitore, 23 nokaute! Nelson Hysa kërkon kurorën e boksit botëror. Shqiptari përballë kampionit Agit Kabayel!

schedule12:23 - 24 Nëntor, 2026

schedule 12:23 - 24 Nëntor, 2026

Një natë që mund të hyjë në historinë e boksit shqiptar po afron! Nelson Hysa është përpara sfidës më të rëndësishme të karrierës, me synimin për të fituar titullin kampion bote në ËBC, në kategorinë e peshave të rënda.

Më 28 nëntor, në Düsseldorf të Gjermanisë, ai do të përballet me gjermanin Agit Kabayel, në një duel mes dy boksierëve që nuk njohin humbjen. Shqiptari vjen në këtë përballje me një rekord fantastik: 25 fitore në 25 ndeshje, 23 prej tyre me nokaut! Edhe kundërshtari nuk mbetet pas: Kabayel numëron 27 fitore në 27 duele, me 19 nokaut.

Në gusht, Hysa mposhti me nokaut në raundin e dytë norvegjezin Thomas Narmo, duke mbrojtur titullin ËBO Global. Tani përballë ka një tjetër pengesë gjigante, por edhe mundësinë për të bërë realitet ëndrrën e një karriere. Kabayel, kampioni në fuqi i WBC-së, do të mbrojë për herë të parë titullin, ndërsa Hysa synon t’ia rrëmbejë pikërisht në shtëpinë e tij, në Gjermani.



Vëmendje kanë tërhequr edhe këpucët speciale të boksierit shqiptar, të zbukuruara me hartën e Shqipërisë dhe Kosovës, si një mesazh krenarie kombëtare. Por çfarë ndodhi mes dy rivalëve në përballjen e tyre para kamerave? Çfarë thanë Hysa dhe Kabayel për njëri-tjetrin në videon që po qarkullon në rrjet? Një duel, dy të pamposhtur dhe vetëm një fitues! A do të jetë Nelson Hysa shqiptari që do të tronditë botën e boksit?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!