Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshon ligji për bujqësinë/ Skema e mbështetjes për fermerët do të zbatohet për një periudhe 7-vjeçare

schedule14:33 - 23 Nëntor, 2026

schedule 14:33 - 23 Nëntor, 2026

Skemat e mbështetje së fermerëve në Shqipëri do të kenë një program më afatgjatë .Qeveria ka ndryshuar ligjin për bujqësinë duke e përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian dhe disa nga ndryshimet kryesore lidhen me mënyrën e ofrimit të mbështetjes financiare.

Në draft përcaktohet se  nuk do të aplikohen më skema vjetore dhe do të kalohet në një  programim 7-vjeçar . Në relacion thuhet se  programi 1-vjecar i financimit  u jepte fermerëve pak siguri për vitet në vijim dhe nuk krijonte  një lidhje të qartë ndërmjet nevojave të sektorit, ndërhyrjeve të zgjedhura dhe rezultateve të matshme

Në projektligj përcaktohet se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet fermerëve të rinj, fermave të vogla dhe atyre familjare, përmes pagesave plotësuese dhe mekanizmave të thjeshtuar të mbështetjes.



Një  tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe një kontroll më i fortë mbi subvencionet. Projektligji parashikon ngritjen e Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit, e madje Sistemi do të përdorë të dhëna satelitore, regjistrin e fermave dhe regjistrin e kafshëve.

Po ashtu një detaj tjetër i ri në projektligj është edhe detyrimi për zbatimin e objektivave  mjedisore dhe klimatike. Subvencionet do të jenë të lidhura edhe me angazhimin  për mbrojtjen e biodiversitetit, përdorimin e qëndrueshëm të tokës dhe ujit, reduktimin e emetimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së kafshëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!