Pjesa e dytë ka nisur më mirë për ekipin vendas dhe Crystal Palace ia ka dalë të gjejë golin e barazimit ndaj Arsenal. “Topçinjtë” vijojnë të hasin probleme të mëdha në repartin e mbrojtjes dhe nga diçka e tillë ka përfituar ekipi i Hodgson.
Jordan Ayew ka shënuar në minutën e 54-t, teksa është ndihmuar edhe nga një devijimi i një lojtari mik. Goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin ganez, i cili është golashënuesi më i mirë i Crystal Palace. /abcnews.al
Jordan Ayew’s goal against Arsenal. #CRYARS @CPFC pic.twitter.com/oOC6WfjknT
— AMG FALCAO✝️ (@amgbussiness) January 11, 2020