Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia ngre postblloqe në hyrje të Vlorës

schedule10:47 - 23 Nëntor, 2026

schedule 10:47 - 23 Nëntor, 2026

Pas ekzekutimit të Selami Hasanit në Fier, ku mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, policia ka shtuar masat e sigurisë në hyrje të qytetit të Vlorës.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, efektivë të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ngritur pika kontrolli në autostradën Fier–Vlorë.

Kontrollet po ushtrohen ndaj automjeteve që hyjnë në qytetin e Vlorës, në kuadër të masave të marra nga policia pas atentatit në Fier.



Efektivët po verifikojnë automjetet dhe personat që qarkullojnë në këtë aks rrugor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!