Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhavit Shala: Rusia dhe Irani, aktorët kryesorë të sulmeve hibride dhe kibernetike ndaj Perëndimit

schedule19:40 - 22 Nëntor, 2026

schedule 19:40 - 22 Nëntor, 2026

Eksperti i sigurisë dhe mbrojtjes, Xhavit Shala, në “Newsroom” në ABC News, ka komentuar shtimin e sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride ndaj vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

Shala u shpreh se Europa ndodhet prej katër vitesh në një situatë të tensionuar sigurie, fillimisht për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë shtuar më tej rreziqet.

Sipas tij, përveç konflikteve të armatosura, Perëndimi po përballet edhe me luftën hibride, e cila përfshin sabotazhe, operacione inteligjence dhe sulme kibernetike.



Eksperti identifikoi Rusinë dhe Iranin si dy nga aktorët kryesorë të këtyre aktiviteteve, ndërsa theksoi se Kina ndjek një strategji më sistematike të operacioneve të saj.

“Europa ka katër vite që është në gjendje luftë. Rusia ka sulmuar Ukrainën, nga ana tjetër kemi edhe situatën me Iranin. Por kemi edhe luftën hibride që përfshin veprimtaritë e sabotazhit operacionet e inteligjencën dhe sulme kibernetike. Rusia dhe Irani duket se janë aktorë kryesore të këtyre sulmeve kibernetike. Francezët kanë ngritur akuzë, ka nisur një hetim dhe vetë presidenti Macron deklaroi që pas tyre qëndrojnë shërbimet iraniane. Shërbimet iraniane kanë qëndruar edhe në rastin e Britanisë, ku u provua me fakte. Rusia vazhdimisht ka qenë aktive duke nisur nga sulmet kibernetike, operacione spiunazhi, duke provokuar edhe për vendosje eksplozivi në aeroporte të ndryshme të Europës. Ndërsa Kina i ka më sistemike operacionet e saj. Pra këta janë drejtuar kundër Perëndimit. Ndërhyrjet më të rrezikshme janë parë në Europë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!