Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bullgarët duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së RMV”, Rama sqaron deklaratën: Ky është opinioni im, por nuk i jap leksione askujt

schedule10:47 - 22 Nëntor, 2026

schedule 10:47 - 22 Nëntor, 2026

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar deklaratën e tij, të bërë gjatë një interviste për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), ndërsa mes tjerash shprehu opinionin e tij se “pakica bullgare duhet të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”.

Gjatë një konference për mediat në Qafë Thanë së bashku me homologun e RMV-së, Rama sqaroi se opinionet e tij nuk kanë pasur për qëllim t’i japin leksione qeverisë apo popullit të Maqedonisë së Veriut.

Ai rikujtoi mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë rrugëtimit europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se vendi ka bërë sakrifica të mëdha, përfshirë edhe ndryshimin e emrit, ndërsa procesi i integrimit ende nuk ka përparuar siç ishte premtuar.



“Jemi këtu për një zhvillim shumë pozitiv për miliona njerëz që e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare dhe deri tani pyetje janë për të ngacmuar artificialisht plagë, që nuk ekzistojnë. Sa i përket konkretisht pyetjes së gazetarit të Alsat, dua të them se unë kam qenë në mënyrë të vijueshme një zë nganjëherë edhe i lartë të mbështetjes së afrimit  te RMV në  BE dhe asnjëherë nuk do ia lejoja vetes që t’i tregoja qeverisë apo popullit të RMV se çfarë duhet të bëjë.

Ajo së cilës ju i referoheni është përgjigja ndaj një pyetjeje të  një gazetari në një televizion të bullgarisë, ku do shkoj për pak ditë në një vizitë, lidhur me pretendimin që ka Bullgaria në raport me RMV-në bazuar në një marrëveshje të bërë në mes të të dyja palëve dhe unë kam bërë  një shpjegim më të gjatë sesa fjala pas së cilës janë kapur mediat në Maqedoni duke thënë se sa shumë sakrifica i është dashur të bëjë Maqedonia e Veriut dhe ka arritur të ndryshojë dhe emrin dhe prapë nga ana tjetër BE-ja nuk ka bërë atë që ka premtuar dhe kam shtuar që ata me të drejtë, pra pala maqedonase me të drejtë shqetësohet dhe dyshohet se mund të ketë përsëri diçka tjetër në rast se hedh këtë hap për të përfshirë në Kushtetutës pakicën bullgare, por nga ana tjetër kam shtuar se kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht dhe normalisht unë e kam të vështirë të shikoj një rrugë tjetër, por është thjesht opinioni im dhe nuk i jap askujt leksione dhe kurrën e kurrës  Shqipëria nuk bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e RMV në BE”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te marrëdhëniet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke theksuar se mes tyre nuk ka dallime thelbësore që mund të cenojnë miqësinë mes dy vendeve, të cilat i cilësoi si “vëllazërore”.

“Mes meje dhe kryeministrit Mickoski nuk ka asnjë lloj dallimi substancial, qe e pengon miqësinë tonë, përkundrazi miqësia jo është një miqësi , e cila me kalimin e kohë bëhet shumë e qartë.Me sa unë kuptoj jemi të dy njerëz që themi atë që mendojmë dhe mendojmë atë që themi. RMV është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të të gjitha rrugët dhe mundësitë që të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrja e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër.”, tha Rama.

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha se deklaratat e Ramës ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe se çështjet e ngritura lidhen me debate të brendshme.

“Rama e dha përgjigjen. Deklaratat nxirren nga konteksti. Janë pyetje të brendshme, jemi të vetëdijshëm për këtë. Ky është proces pozitiv e çdo gjë ndërtohet me besim, projekt i tillë është Korridori 8, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!