Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz

schedule14:52 - 19 Nëntor, 2026

schedule 14:52 - 19 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, në Kancelarinë Federale, ku është pritur nga kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Ëilling), i cili do të mbahet me ftesë të kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale në Gjermani, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendeve partnere për të diskutuar mbi sfidat e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në Europë.



Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë takim vjen në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët europianë, në funksion të koordinimit të përpjekjeve për paqen dhe sigurinë në kontinent. “Koalicioni i Vullnetmirëve” përfaqëson një nismë bashkëpunimi mes shteteve që synojnë të harmonizojnë qëndrimet dhe mbështetjen e tyre për çështjet e sigurisë europiane, me vëmendje të veçantë ndaj situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë.

Ftesa e kancelarit Merz për kryeministrin Rama dëshmon përfshirjen e Shqipërisë në diskutimet ndërkombëtare të nivelit të lartë mbi të ardhmen e sigurisë europiane. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare synon të konfirmojë edhe një herë angazhimin e vendit përkrah aleatëve dhe partnerëve strategjikë në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!