Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Buxheti 2027, historik”/ Malaj: I mundësuar nga rritja ekonomike, reflektim për çfarë kërkojnë qytetarët

schedule13:34 - 18 Nëntor, 2026

schedule 13:34 - 18 Nëntor, 2026

Deputeti i PS, Erjon Malaj thotë se buxheti i vitit 2027, është buxheti më i madh, dhe kjo e mundësuar nga rritja ekonomike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Malaj u shpreh se ky buxhet është edhe një reflektim për çfarë kërkojnë qytetarët.

“Kemi marrë vendin në një situatë ekonomike katastrofike, sot kemi rritje ekonomike që na i mundësojnë këto ndryshime. Nisur nga ulja e TVSH për ushqimet e deri te ulja e karburantit. Tek rritja apo dyfishimi i bonusit të pensioneve. Janë këto nisma që vijnë edhe si reflektim i gjithçkaje që qytetarët kërkojnë. Ne kemi detyrimin të bëjmë të gjitha këto lëvizje. Ky ka qenë objektivi primar i këtij buxheti. Është reflektimi më i mirë që kanë qytetarët për këtë buxhet. Do jenë qytetarët ata që do e ndjejnë ndryshimin në xhepat e tyre. Kush merr më shumë, duhet të paguajë më shumë. Shëndetësia ka një rol kryesor, parësor. Në të njëjtën kohë zhvillimi i infrastrukturës dhe mbrojtja. Këto janë 3 sektorët kryesorë. Në thelb të gjithçkaje, është shërbimi ndaj qytetari dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!