Një moment i veçantë është regjistruar në Shenzhen të Kinës, ku presidenti rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping janë shfaqur për herë të parë së bashku.
Ekipi i Kremlinit që shoqëron Putinin ka publikuar në Telegram një video ku shihen tre liderët në tapetin e kuq, përpara darkës gala që do të mbahet mbrëmjen e sotme.
Në pamje, Donald Trump dhe Xi Jinping, së bashku me bashkëshorten e këtij të fundit, janë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, kur në moment mbërrin Vladimir Putin.
Trump dhe Putin përshëndeten përzemërsisht, duke shtrënguar duart dhe duke shkëmbyer edhe disa përkëdhelje në shpatulla. Dy presidentët nuk janë takuar që prej samitit Rusi-SHBA në Alaskë, në gusht të vitit 2025.
Kjo është hera e parë që tre liderët, Trump, Putin dhe Xi Jinping, shfaqen së bashku në të njëjtën ngjarje.
Sipas agjendës, tre presidentët pritet të zhvillojnë një takim ditën e nesërme, në orët e pasdites.



