Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irlandezi i flamingove, non grata në BE/ Karamuço: NATO po përballon luftën hibride, rusët synojnë destabilizim

schedule09:10 - 18 Nëntor, 2026

schedule 09:10 - 18 Nëntor, 2026

Nga mbështetja për protestat në Shqipëri tek propaganda proruse.

Bashkimi Europian ka sanksionuar gazetarin irlandez Chay Bowes, të Russia Today, së bashku me 112 subjekte dhe persona të tjerë, të cilët kanë manipuluar dhe dezinformuar për llogari të Moskës, kryesisht për Ukrainën dhe kundër Perëndimit.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se lufta hibride shkakton dëm gradual, megjithëse nuk ndihet menjëherë në popullatë.



Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se rusët kanë vite që përgatiten për këto situata, dhe e bëjnë mjaft mirë.

Sipas Karamuços, synimi i rusëve është destabilizimi.

“Lufta hibride nuk ndihet shumë në popullatë, megjithëse shkakton dëm gradual, megjithëse nuk e ndjen menjëherë. Është ndikim i vazhdueshëm, i koncentruar, në disa prej burimeve kryesore të lajmeve dhe veprimtarive të tjera, të cilat në një ekosistem të caktuar, krijon bindjen e plotë se diçka e vërtetë po ndodh. Ajo që synon lufta hibride, është ndryshimi i stilit të jetesës, dhe mënyra e perceptimit ndaj institucioneve. Këtë po bëjnë rusët sot. Rusët e kanë shkollë këtë, ka vite që përgatiten. Nuk ka nevojë të sjellin ushtri në Shqipëri apo në Ballkan. Shikoni sa shumë janë nxitur urrejtjet. E amplifikuar me fake news, nëpërmjet inteligjencës artificiale. Vetëm për të ndezur tension të panevojshëm, që çon deri në destabilizim. Kjo është shkollë e madhe, kanë 60 vjet që e aplikojnë. Ata po e bëjnë këtë më së miri. Lufta numër një që po përballon NATO, është lufta hibride”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!