Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri Karakaçi në “Sheshi i Dollarit”: 75 miliardë lekë për infrastrukturën në vitin 2027, 90% e buxhetit shkon për investime

schedule22:04 - 16 Nëntor, 2026

schedule 22:04 - 16 Nëntor, 2026

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështetet me rreth 75 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2027, ku 90% e fondeve do të dedikohen për investime”. Kështu deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një intervistë për Sheshi i Dollarit me gazetaren Genta Dobra.

I pyetur nëse buxheti i parashikuar plotëson kërkesat dhe nevojat e ministrisë për përfundimin dhe financimin e projekteve, Karakaçi u shpreh se fondet janë në përputhje me prioritetet e vendit dhe zhvillimet infrastrukturore që lidhen edhe me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministri theksoi se buxheti i përgjithshëm i qeverisë për vitin 2027 arrin në rreth 10 miliardë euro, duke e cilësuar atë si më të madhin e regjistruar ndonjëherë.



“Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është një buxhet investimesh dhe është i dedikuar në 90% të tij vetëm për investime. Është një buxhet i rëndësishëm dhe i përgjigjet mjaft mirë nevojave të kohës dhe zhvillimeve, faktit që Shqipëria tashmë është duke u përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Europian”, deklaroi Karakaçi.

Ai nënvizoi se një pjesë e konsiderueshme e korridoreve rrugore dhe hekurudhore të financuara përmes buxhetit janë pjesë e korridoreve transeuropiane, duke i cilësuar këto projekte si të rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Karakaçi u ndal gjithashtu te masat sociale të parashikuara në buxhet, si bonusi i bebeve dhe vijimi i mbështetjes për familjet në nevojë që kanë studentë në arsimin e lartë. Sipas ministrit, financimi i parashikuar do të mundësojë vijimin dhe konsolidimin e projekteve kryesore infrastrukturore të vendit.

“Patjetër buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është një buxhet i rëndësishëm. Ju referohet rreth 75 miliardë lekë vetëm për vitin 2027 dhe patjetër dhe në vitet pasuese. Dua të theksoj faktin e ekuilibrit të mirë ndërmjet buxhetit total të qeverisë së Shqipërisë, që është rreth 10 miliardë euro, që është buxheti më i madh ndonjëherë, që tregon mjaft mirë edhe stadin aktual në të cilin gjendet vendi. Patjetër që një lajm po aq i rëndësishëm është edhe fakti që përtej nevojës për të marrë disa masa më sociale, siç ka edhe nisma shumë interesante: bonusi i bebeve apo vazhdimi i trajtimit me bonus për familjet në nevojë që kanë studentë në arsim të lartë apo elemente të tjera sociale si këto.

Pavarësisht të gjitha këtyre, për shkak të vendit dhe momentit në të cilin gjendet vendi, dhe për shkak edhe të një stabiliteti makrofiskal shumë të mirë, ne kemi dalë që përsëri buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që dua ta theksoj, është një buxhet investimesh dhe është i dedikuar në 90% të tij vetëm për investime – sigurisht është një buxhet i rëndësishëm. Edhe njëherë them, i përgjigjet mjaft mirë nevojave të kohës, zhvillimeve, faktit që Shqipëria tashmë është duke u përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Europian. Një pjesë e mirë e korridoreve rrugore të parashikuara në buxhetin e ministrisë janë pjesë, le të themi, e korridoreve transeuropiane të linjave si rrugore, por ashtu dhe hekurudhore që ndoshta do flasim me detaje. Kështu si e tillë, mendoj që është një buxhet i mirë, i konsoliduar dhe që çon para dhe konsolidon para disa projekte shumë të rëndësishme infrastrukturore”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!