Analisti Roland Lami ka komentuar zhvillimet brenda PS, duke thënë se Veliaj dhe Spiropali se ata nuk kanë mbështetje reale politike në radhët e partisë.
Sipas Lamit, heshtja ndaj qëndrimeve të tyre në Asamble tregoi se bëhet fjalë për individë pa peshë politike dhe se mbështetja e Berishës nuk i shërben opozitës.
“Nëse Veliaj dhe Spiropali do të kishin mbështetje në Asamble, me individë që do të rreshtoheshin për të mbështetur kauzën e të dyve, kjo do t’i bënte punë PD. Duke qenë se qëndrimi i të dyve kaloi në heshtje, tregon se nuk kanë peshë, por janë individë të katapultuar që, ashtu siç janë ngjitur lart, bien poshtë.
Mbështetja që u bën Berisha i jep të drejtë Ramës: janë njerëz pa peshë. Unë po ndjek logjikën e Bejkos. Një individ që tenton të jetë numri 2 apo 3, punon që të ketë individë që ose t’i japin mesazhin, ose të bëjnë dëm. Të dy individët u testuan dhe kaluan me zero koment. Dy individë, për çfarë i duhen PD-së? Aleanca të dëmton, të fragmentarizon.”



