Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar problematikat e funksionimit të partive politike në Shqipëri, duke theksuar nevojën për kufizimin e mandateve parlamentare dhe ekzekutive.
Sipas Minxhozit, mungesa e bashkëjetesës politike dhe e dialogut mes pikëpamjeve të ndryshme është një problem që shtrihet përtej zhvillimeve të muajve të fundit dhe prek të gjithë historinë e politikës shqiptare.
Ai u ndal edhe te protestat dhe paralajmërimet për tensione, duke deklaruar se përsëritja e akteve të dhunës do të sillte pasoja edhe më të rënda.
“Fenomenet e bashkëjetesës bashkë-ekzistencës së një dialogu pikëpamjesh që ndryshojnë, situata konkrete që dalin gjatë rrugës, jetës së një partie politike, ky problem është shumë më i gjerë se 6 muajsh i fundit kur janë shfaqur flamingot dhe kap gjithë gjenezën e politikës shqiptare edhe atyre të voglave fare. Flamingot kanë vrarë vetën kur thirrën studentët dhe vunë maskat dhe kaluan në dhunë…Nëse më datë 28 duan prapë të bëjnë dhunë do të marrin fund më keq akoma. Por si do të veprohet? Unë një mendim që duhen kufizuar mandatet parlamentare dhe ekzekutive që të mos bëhet atraktiv posti partiak…Janë gjëra që nëse duan të ecin siç duhet dhe të mos shohim të njëjtët persona më shumë se 20 vjet. Kryetarët e partive po nuk u kufizuan mandatet e ekzekutivit dhe Parlamentit do të jenë aty gjithë kohës. Partitë politike janë qarqe të mbyllura secila qeveriset sipas qejfit të vet”, tha ai.



