Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Demo nis “fushatën” në Tiranë/ Mbi 20 milionë euro për rindërtimin te “5 Maji”

schedule15:18 - 16 Nëntor, 2026

schedule 15:18 - 16 Nëntor, 2026

1.8 miliard lekë nga buxheti i qeverisë do të vihen në dispozicion të Bashkisë së Tiranës, për përshpejtimin e procesit të rindërtimit. Lajmi u dha nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një mbledhjeje ku në fokus ishin problematikat që kanë penguar vijimin e punimeve në zonën e Kombinatit dhe në lagjen “5 Maji”.

Sipas ministrit, mbështetja financiare është në fazën përfundimtare të përgatitjes dhe synon t’i japë një shtysë ndërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Demo kërkoi përcaktimin e përgjegjësive dhe afateve konkrete për zgjidhjen e problematikave mes institucioneve, duke theksuar se familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të burokracive apo moskoordinimit institucional.



Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se procesi do të ndiqet përmes takimeve dhe kontrolleve që do të kryhen në terren deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e çelësave te familjet përfituese.

Gjatë mbledhjes dhe dhënies së lajmit, ishin prezentë dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës.

Në përfundim të fjalës së tij, Demo theksoi se përmes financimit të ri dhe koordinimit mes institucioneve, synohet zhbllokimi i problematikave që ka zgjatur në kohë deri tani dhe përfundimi sa më shpejt i një procesi që për shumë familje vijon prej disa vitesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!