Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga taksist në Vjenë shqiptari bëhet pronari i ëmbëltores që u rendit e dyta mes 240 konkurrentëve

schedule11:52 - 16 Nëntor, 2026

schedule 11:52 - 16 Nëntor, 2026

Ndonjëherë, një bisedë e rastësishme mund të ndryshojë të gjithë rrjedhën e jetës. Kështu ndodhi edhe me Xhema Rushitin, shqiptarin që emigroi në Austri në vitin 2006, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen e tij. Dy vitet e para punoi si taksist, pa e imagjinuar se një ditë do të bëhej pronar i një prej ëmbëltoreve të vlerësuara në Vjenë.

Ishte pikërisht një klient i taksisë ai që i hodhi idenë për të marrë një lokal rreth 50 kilometra larg kryeqytetit austriak. Një mundësi që Xhema vendosi ta shndërronte në biznes. Por dashuria për ëmbëlsirat kishte lindur shumë më herët, në vitin 1992, kur lufta në Sarajevë e detyroi të largohej drejt Gjermanisë, ku nisi punën e tij të parë në një ëmbëltore.

Sot, “Dolce Vita” është një biznes familjar që ofron 36 lloje akulloresh, ku pasioni, cilësia dhe kreativiteti janë përbërësit kryesorë. Mes krijimeve të tij spikat akullorja “Dion”, e pagëzuar me emrin e nipit dhe e krijuar nga një kombinim i veçantë bajameje, fistik dhe mandarine.



Një tjetër sukses ishte çokollata e Dubait, të cilën e sollën ndër të parët në treg dhe kërkesa e klientëve ishte aq e madhe, sa prodhimi nuk arrinte të përballonte porositë.

Por suksesi më i madh erdhi kur “Dolce Vita” u rendit në vendin e dytë mes 240 ëmbëltoreve të Vjenës, sipas një sondazhi të publikuar nga një gazetë. Nga një takim rastësor në një taksi, te një biznes që konkurron me qindra ëmbëltore në kryeqytetin austriak. Historia e Xhema Rushitit është një rrëfim për guximin, intuitën dhe këmbënguljen, por mbi të gjitha për një familje që e ktheu emigrimin në një histori suksesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!