Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA të heqë kufizimet për starshield”/ Zelensky kërkesë Trump e Musk: Ukraina në rrezik nga sulmet ruse

schedule11:20 - 16 Nëntor, 2026

schedule 11:20 - 16 Nëntor, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald trump dhe miliarderit Elon Musk të heqin kufizimet e vendosura në sistemin satelitor Starshield, duke paralajmëruar se problemet me shpejtësinë e funksionimit po dobësojnë aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

Sipas Zelenskyt, kufizimet po pengojnë veçanërisht funksionimin e dronëve interceptues, të cilët përdoren për të ndaluar mjetet ajrore ruse që synojnë infrastrukturën energjetike të vendit.

Starshield, eshte një shërbim satelitor i nivelit ushtarak, i zhvilluar nga kompania e Musk dhe i vënë në dispozicion të Ukrainës nga qeveria amerikane. Ndryshe nga shërbimi i zakonshëm Starlink, që përdoret për komunikimet në vijën e frontit, Starshield mbështet operacionet e interceptimit të raketave dhe dronëve.



Problemet me shpejtësinë janë evidentuar që prej muajit tetor dhe kanë shkaktuar përplasje mes Elon Musk dhe presidentit amerikan Donald Trump. Musk ia ka atribuar përgjegjësinë qeverisë amerikane, pasi sistemi kontrollohet prej saj, ndërsa Trump ka mohuar përgjegjësinë dhe ka deklaruar se i kishte kërkuar miliarderit rikthimin e shërbimit në gjendjen e mëparshme.  Megjithëse funksionimi u përmirësua përkohësisht, autoritetet ukrainase thonë se kufizimet vijojnë në disa zona.

Zelensky paralajmëroi se dronët ukrainas interceptues humbasin lidhjen me operatorët kur arrijnë shpejtësinë rreth 161 kilometra në orë. Kjo i pengon ata të kapin dronët rusë Shahed me motor reaktiv, të përdorur në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Presidenti ukrainas ngriti gjithashtu shqetësimin se këto masa mund të kenë pasoja politike, pasi kufizimi i shërbimit në territoret e pushtuara mund të interpretohet si njohje e pjesshme e tyre jashtë sovranitetit ukrainas. Ndërkohë, Kievi po përballet edhe me mungesë të raketave amerikane Patriot, të domosdoshme për mbrojtjen nga sulmet ajrore ruse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!