Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkoi kokën e Ramës, PS shkarkon Veliajn/ Meçe: Nuk bën dot fushatë nga burgu! I duhet të identifikohet si i dënuar politik në Strasburg

schedule15:28 - 14 Nëntor, 2026

schedule 15:28 - 14 Nëntor, 2026

Analisti Arben Mece komentoi për ABC News, zhvillimet e fundit në kampin socialist, si edhe shkarkimin që Asambleja bëri ndaj Erjon Veliajt si drejtues të Tiranës.

“Drejtuesi politik minimalisht duhet të jetë prezent në terren kështu Veliaj është i përjashtuar automatikisht. Flitet për individë që do punojnë nga mëngjesi në darkë në terren, Veliaj nga burgu nuk e bën dot. Kjo ishte Asambleja e ndezjes së motorëve për 9 majin, duhej një ndërhyrje shumë urgjente në Tiranë. Mungesa ka prodhuar një vakum të jashtëzakonshëm për Tiranën. Surprize ishte zgjedhja e dy personave me emër e mbiemër.

Në aspektin politik, duhet të vijmë në gjenezë të problematikës. Gjithë procesi një lëvizje e esforcuar e Veliaj për Strasburgun, por jo për zhvillimet e brendshme. Konflikti Veliaj Rama, nis me transferimin e Veliajt, një element që ka pikëpyetje. Ngjarjet zhvillohen pas 14 tetorit, ku jemi gati në përmasat e një grushti shteti, ku një strukturë e mirëorganizuar tentoi dorëheqjen e dhunshme të qeverisjes. Në këtë strukturë identifikohen disa grupe që janë anëtare të grupeve të strukturuara kriminale. Menjëherë pas kësaj date Burgjet transferuan rreth 19 persona, që nga burgu bënë organizimin e këtyre njerëzve në terren.



E cuditshme fakti që këto grupe u bashkuan me Qorin-Shehaj e Berishën. Bashkimi i tyre ka një vend për një analizë të mëtejshme. Mes të transferuarëve nga burgjet ishte edhe Veliaj. Ky largim u bë në heshtje dhe u ngjall në opinion përmes tij, dhe u ngjall në takimin e Gogut me Veliajn. Gogu është future në një lloj komunikimi emocional falë miqësisë, por edhe lajmës. Letra e parë e Veliajt intrigon bisedës. Veliajt iu kërkua të marrë përsipër organizimin e protestës.” u shpreh Mece ndërsa shtoi se Veliajt i duhet të identifikohet si i dënuar politik në Strasburg, por deri më sot nuk ka patur asjë indicide të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!