Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna policore legjendë urbane”, Rama paralelizon me policinë në Dublin: Kur më erdhi veza irlandeze, shqipet atje…

schedule12:25 - 14 Nëntor, 2026

schedule 12:25 - 14 Nëntor, 2026

Rama: Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua e kanë me PS unë jam thjesht pengesa, ka krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë me angazhimin tonë për të dëgjuar njerëzit. Dhuna policore një legjende urbane e jashtëzakonshme. Mbetemi I vetmi vend në raport të përmbysur të të lënduarëve. Në Dublin para dy ditësh u prita me agjitim të madh, ishin në trotuarin tjetër, policia ishte në trotuarin ku ndodhte aktiviteti, dhe pash një parrullë aty ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës. Nuk paguante se rrinte në trotuar.

Erdhi edhe një vezë irlandeze drejt meje, ishte si më e errët thash paskan marrë ndonjë shqiponjë me vete. Polici i tha mos lëviz shqipes atjes, shqipja ngriu ishte goxha burrë, I shkuan dy policë dhe e morën. Tani kjo është dhuan policore. Pra atje as nuk mund të imagjinohet të luash me kapelen e policit.

Kthimi I ligjshmërisë është proces që duhet cuar deri në fund e drejta për të zënë rrugën pa leje nga policia duhet të mos ekzisotojë pa pasojën e gjobës përkatëse. Si mundet të marrin përsipër 50-500-5 mijë të bllokojnë qarkullimin për gjithë të tjerët? Me cfarë të drejte? S të pëlqen qeveria, thuaja këtë pa penguar askënd të vijojë jetën e vet.



Kanë ardhur disa që mendojnë se Shqipëria më e mirë bëhet duke u imponuar, duke sulmuar gazetarët që nuk rezultojnë të jenë militant të korit të dhunës. Jemi këtu për ti refuzuar dhe për ti zbrapsur. Traktati, nuk mund as ti imagjinojë të tilla kërkesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!