Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, rinis lëvizja e trageteve, përpunohen anijet në tre terminale, pezullim vetëm për peshkimin

schedule12:22 - 13 Nëntor, 2026

schedule 12:22 - 13 Nëntor, 2026

Aktiviteti në Portin e Durrësit vijon normalisht, pas shtyrjes së lundrimeve për shkak të motit të keq.

Trageti u nis nga Durrësi drejt Barit sipas orarit të caktuar, ndërsa dy të tjerë parashikohet të mbërrijnë sot nga Italia. Edhe trageti nga Ankona parashikohet të mbërrijë sipas orarit.

Ndërkohë, në terminalet tregtare po vijon përpunimi i katër anijeve. Sipas raportimit operacional, era arrin deri në 12 metra për sekondë dhe kushtet e qëndrueshme pritet të vijojnë edhe në orët në vazhdim.



Vendimi për pezullimin e lundrimit mbetet në fuqi vetëm për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!