Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flamingo në Tiranë, terrorist në Kajro/ Analisti Zeqaj: Këto organizata kërkojnë destabilizim të Europës

schedule17:30 - 11 Nëntor, 2026

schedule 17:30 - 11 Nëntor, 2026

Në vendimin e gjykatës penale të kajros, ku 35 organizata dhe 36 individë janë shpallur terroristë për një periudhë 5-vjeçare, listohet edhe “Asambleja Rinore Islamike” nga Shkupi, e drejtuar nga Muhamet Murtezi.

Ky i fundit është aktualisht kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit në Shkup, nga radhët e koalicionit VLEN. Në zgjedhjet lokale të tetorit të 2025-ës, Murtezi ishte pjesë e listës së këshilltarëve të këtij koalicioni për Komunën e Çairit. Por emri i tij lidhet ngushtësisht me “flamingot” në Shqipëri. Përmes disa postimeve në Facebook, Murtezi ka shprehur publikisht mbështetjen për protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e kryeministrit shqiptar.

Analisti Florent Zeqaj thotë se organizata të tilla kërkojnë destabilizim të Europës.



Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Zeqaj u shpreh se duhet të ketë filtra, lidhur me financimin e këtyre organizatave.

Sipas tij, edhe në Kosovë duhet të ketë hetime, nëse ka organizata të tilla.

“Kjo realisht e nxjerr hijen edhe më të zezë, duhet të ketë kujdes edhe elita politike në Kosovë. Duhet të ketë filtra, nga financohen, cili është qëllimi i tyre? Është përgjegjësi e secilit politikan. Kjo duhet t’i shkojë në vesh zotit Kurti që të ketë kujdes. Kemi sistemin e drejtësisë, SHBA-ja ka investuar miliona euro në këto shërbime”, deklaroi ai.

Lidhur me emërimin e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Zqeaj e cilësoi një lajm shumë të mirë.

“Është lajm i mirë. Shteti amerikan i ka kthyer sytë nga shteti që e ka krijuar vetë. Kjo lëvizje e Trump, edhe pse e vonuar, lidhet me shumë procese politike, me të cilat qeveria e Kosovës ka rënë ndesh. Pas emërimit të tij, u hodhën në media shumë opinione për të akredituarin e SHBA. U folën për disa afera, me të cilat ai ka të bëjë. Kjo duhet të analizohet me kohën. Rëndësi ka që kemi një emisar zyrtar nga shteti amerikan. Kosova ka regres të madh”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!