Analisti Roland Bejko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas Bejkos, Berisha Berisha është politikan i alibive, krijon alibi për ngjarje që do të ndodhin.
Sipas Bejkos, loja mes dy liderëve është e hapur dhe Rama po i krijon Berishës sistemin që i nevojitet, ndërsa ky i fundit nuk ka karta të mjaftueshme politike për t’iu imponuar kryeministrit.
“ Po luhet një lojë që lexohet nga të gjithë, tani e kupton dhe bufi se çfarë po bëjnë Rama dhe Berisha. Berisha doli dhe tha që ne jemi të panegociueshëm për listat e hapura, ua ka premtuar partive të vogla. Ai e bën sepse Berisha është politikan i alibive, krijon alibi për ngjarje që do të ndodhin.
Çfarë është duke bërë Rama? Po bën atë që do edhe Saliu: pluralizmin e dominuar. Këtë mundësi Berishës ia siguron Rama.
Berisha ka lëshuar këto ditë piranjat të sulmojnë atë që thonë: Rama dhe Berisha janë bashkë. Protestat i bindin shqiptarët që Rama dhe Berisha janë bashkë. Loja e tyre është e hapur. Rama, për Berishën, i bën sistemin. Saliu nuk ka as karta politike për t’iu imponuar Ramës.”


