Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni i rrallë/ QSUT: I heqin tumorin 3 kilogramë nga…hunda

schedule16:57 - 9 Nëntor, 2026

schedule 16:57 - 9 Nëntor, 2026

Një tumor gjigant, me peshë rreth 3 kilogramë është hequr me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërhyrja u realizua te një pacient 70-vjeçar, i cili ishte paraqitur në spital pas një periudhe të gjatë neglizhence ndaj problemit shëndetësor. Përmasat e jashtëzakonshme të masës e bëjnë këtë një rast të rrallë edhe për vetë mjekët.

“Veçoria ishte masa e madhe. Nuk ishte parë ndonjëherë ky lloj tumori. Masa peshonte rreth 3.1 kilogramë dhe kishte një perimetër prej 50 centimetrash. Kur rashë në kontakt me rastin përmes një fotografie të pacientit, mendova se ishte një foto e krijuar me AI”, tha mjeku Tedi Minarolli.

Pas ekzaminimeve, tumori rezultoi beninj, pa karakter përhapës. Masa tumorale kishte shkaktuar deformim të hundës te pacienti, por sipas mjekut ORL Tedi Minarolli, tumori nuk kishte penguar funksionin e saj. Pas ndërhyrjes, pacienti 70-vjeçar, paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijon ndjekjen nga ekipi mjekësor.



“Tumori ishte beninj, jo përhapës. Kishte vështirësi në mbajtjen e masës, pasi ishte shumë e madhe dhe hunda ishte zhvendosur në fytyrë, por masa tumorale nuk i kishte penguar funksionet. Ndërhyrja zgjati rreth një orë e 30 minuta”, shtoi mjeku.

Operacioni u trajtuar me sukses nga ekipi multidisiplinar i mjekëve në QSUT, ku ndërhyrja u realizua me sukses vetëm dy javë pas konsultës së parë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!