Bujqësia do të marrë më shumë fonde nga buxheti për vitin 2027. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha në komision se në total sektori i bujqësisë do të përfitojë 18 miliardë lekë ose 10% më shumë se një vit më parë.
Më shumë financim do të ketë për mbështetjen e fermerëve, për infrastrukturën e ujitjes dhe të mbrojtjes nga përmbytjet.
Sektori i bujqësisë do të financohet me 18 miliardë lekë në vitin 2027. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha në komision se, në krahasim me këtë vit, ky buxhet është rreth 10% më i lartë.
Në fokus parashikohet të jetë më shumë mbështetje për fermerët, investime në infrastrukturën e ujitjes dhe të mbrojtjes nga përmbytjet.
Në vëmendje parashikohet të jetë edhe siguria ushqimore, një nga kërkesat kryesore në rrugën drejt integrimit, ku parashikohet ngritja e 7 laboratorëve të rinj.
Një tjetër prioritet madhor është infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Për vitin 2027 parashikojmë 4,3 miliardë lekë, ose 19,3% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.


