Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inflacioni i rikthehet rritjes/ INSTAT: Në tetor rezultoi me 3.4 %

schedule14:14 - 9 Nëntor, 2026

schedule 14:14 - 9 Nëntor, 2026

Rritja e çmimeve u përshpejtua në tetor duke bërë që inflacioni të arrijë në 3.4%, nga 2.9% që ishte një muaj më parë. Kjo normë sipas INSTAT rezulton të jetë edhe më e lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Ndikimin kryesor e ka dhënë shtrenjtimi i artikujve ushqimor me një rritje prej 1.36%, por edhe çmimet e larta të karburanteve, produkte të përditshme për të cilat familjet shqiptare çojnë pjesën më të madhe të buxheteve të tyre.

Rritje e çmimeve këtë periudhë është reflektuar edhe te pagesat e qirave, te mobilimi i shtëpive, shërbimet e argëtimi. Ndërkohë, veshjet dhe këpucët si dhe komunikimi kanë ngadalësuar rritjen duke dhënë një ndikim në uljen e inflacionit gjatë kësaj periudhe.



Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e javës së kaluar, por shtoi se presionet inflacioniste të ndikuara edhe nga faktorë të jashtëm janë rritur. Nisur nga kjo, ka theksuar se inflacioni pritet te qëndrojë i lartë për një periudhë afatshkurtër, për tu kthyer ne objektivin e saj prej 3% gjatë vitit 2028.

Ndërkohë, qeveria ka propozuar që për vitin e ardhshëm të reduktojë tvsh për produktet kryesore të shportës nga 20% që është aktualisht në masën 6%, si një mënyrë për të lehtësuar çmimet për qytetarët.

Krahas saj, ka nisur zbatimin edhe platforma për pasqyrën e çmimeve, si një mënyrë për ti dhënë fund abuzimeve. Megjithatë mbetet për tu parë se cili do të jetë ndikimi në afatgjatë i masave të tilla mbështetëse për qytetarët por edhe në ecurinë e inflacionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!