Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

schedule14:10 - 9 Nëntor, 2026

schedule 14:10 - 9 Nëntor, 2026

Shuhen 465 milionë euro si rezultat i zbatimit të Ligjit të Faljes. Nga kjo nismë kanë përfituar deri tani 223 mijë e 953 tatimpagues. Peshën më të madhe të detyrimeve të falura e mban Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi fitimin.

Sipas të dhënave të Tatimeve, detyrimet e papaguara nga TVSH-ja që janë fshirë arrijnë në 145.1 milionë euro, ndërsa për tatimin mbi fitimin, vlera e detyrimeve arrin në 141.9 milionë.

Ky proces synon të ulë stokun e detyrimeve të prapambetura dhe t’u krijojë tatimpaguesve më shumë mundësi për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik, duke lehtësuar barrën e detyrimeve të akumuluara ndër vite.



Bizneset kanë afat deri në datën 31 dhjetor 2026 që të paguajnë 75% të principalit, për të përfituar faljen e 25% të detyrimeve të mbetura dhe të gjitha gjobave e kamatëvonesave.

Skema e faljes fiskale është një nga nismat më të mëdha të ndërmarra vitet e fundit për pastrimin e stokut të detyrimeve të vjetra tatimore dhe për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe individëve.

Autoritetet tatimore u bëjnë thirrje tatimpaguesve të informohen mbi kriteret dhe procedurat e përfitimit nga Ligji i Faljes, për të njohur të drejtat dhe lehtësitë që parashikon ky proces.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!