Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas humbjes në zgjedhje, çfarë e pret Trump? Eksperti: Duhet t’i bëjë llogaritë, sepse ndryshe do të…

schedule13:48 - 9 Nëntor, 2026

schedule 13:48 - 9 Nëntor, 2026

Presidenti Donald Trump ka dhënë sinjale se administrata e tij do të vazhdoje një linje të ashpër politike, pasi e quajti rezultatin e zgjedhjeve të fundit në SHBA si një “hap të madh prapa” për vendin.

Por ai pranoi se republikanet nuk kishin arritur te komunikonin si duhet me votuesit.  Trump tha se lufta ne Iranin, rritja e çmimeve dhe qëndrimi i Amerikës ndaj Izraelit kishin zhgënjyer një pjesë të amerikanëve.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi,  i ftuar në “News Line” tha se tashmë kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet t’i bëjë mirë llogaritë, duke ditur se demokratët përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.



Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit mbase ka qenë i paramenduar nga administrata e presidentit Donald Trump.

Sipas tij,  pas rezultatit që morën në zgjedhjet e mesmandatit, demokratët mund të nisin hetime për rivalët e tyre dhe pikërisht ky është një prej shqetësimeve kryesore të Trump.

“Të gjitha ata individë që drejtojnë SHBA përmes Shtëpisë së Bardhë janë të vetëdijshëm për atë çfarë i pret në zgjedhjet e mesmandatit. Trashmë presidenti Trump i duhet t’i bëjë llogaritë. Ndoshta ka qenë i parapërgatitur për këtë rezultat.

Presidenti Trump ka bërë një lexim shumë të saktë të rezultatit të zgjedhjeve. Ajo që vlen për Trump dhe stafin janë zgjedhjet që vijnë në 2028, që do të shpërfaqin kandidaturat që do garojnë në zgjedhjet e 4 nëntorit 2028”, tha ai.

I pyetur nëse zgjedhjet do të ndikojnë në zbutjen e krizave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Kamberi tha se gjithçka është e mundur, por ky optimizëm u shpreh eksperti duhet të merret me “racion”.

“Është ende herët për të shfaqur një parashikim të tillë, sespe situata mes Rusisë dhe Ukrainës, duket më afër si një lloj paqe, por nuk dihet se sa e vërtetë do jetë kjo. Siç e kanë treguar ngjarjet, përgjithësisht historia ka treguar se optimizmi  për këto ngjarje, sidomos kur bëhet fjalë për kriza të tilla është një ‘pije’, e cila të pihet me racion”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!