Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës/ Makina përplas për vdekje 81-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesja

schedule20:39 - 8 Nëntor, 2026

schedule 20:39 - 8 Nëntor, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës.

Një automjet, që drejtohej nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj., ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar, shtetasin B. Z.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.



Pas aksidentit, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!