Protesta e studentëve po mbyllet me “zhurmë” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga pamjet e ekipit të Fly Team të ABC News, shihet se pak protestues të dhunshëm kanë mbetur në bulevard.
Ndërkaq, policia ka reaguar me qetësi.
Kjo zhvendosje e protestuesve erdhi pas shpërndarjes prej policisë te Ministria e Arsimit. Atje, protestuesit hodhën gurë, tymuese dhe dogjën disa kosha mbeturinash.
Pas disa thirrjeve të përsëritura për t’u distancuar nga aktet e dhunshme, policia hodhi ujë për shpërndarjen e tyre./abcnews.al


