Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 medalje ari dhe kupa e më të mirit, ja kush u shpall shefi shqiptar i vitit 2026!

schedule12:55 - 6 Nëntor, 2026

schedule 12:55 - 6 Nëntor, 2026

Shqipëria triumfon në një prej garave më prestigjioze të gastronomisë, duke lënë gjurmë mes 20 shteteve pjesëmarrëse. Vjonis Alushaj rrëmben 4 medalje ari dhe kupën e shefit më të mirë shqiptar të vitit 2026.

Një sukses i jashtëzakonshëm në edicionin e 9-të të “Gastro Alb”, organizuar nga Worldchefs dhe Albanian Chefs & Cooks Association. Por pas këtij triumfi fshihet një sfidë e vërtetë kundër kohës.
Vetëm nga 60 minuta në dispozicion, për të përgatitur 4 pjata që do të vlerësoheshin nga një juri prestigjioze europiane.

Në një kuzhinë të lëvizshme, me vetëm një banak dhe një pianurë gatimi, çdo sekondë kishte rëndësi. Mishi, peshku, rizotoja dhe makaronat, katër pjata që do të tregonin talentin, teknikën dhe kreativitetin e shefit shqiptar.



Rreth 500 shefa shqiptarë morën pjesë në garë, por Vjonis Alushaj arriti të spikaste mes konkurrentëve. Rezultati? Plot 98 pikë nga 100 të mundshme. Një vlerësim që e çoi drejt fitores dhe e kurorëzoi me titullin e më të mirit.

Përballë tij, një juri e përbërë nga shefa të Italisë, Gjermanisë, Francës, Malit të Zi dhe Kroacisë. Mes tyre, një shef italian që drejton një restorant me 3 yje Michelin. Dhe një shef kroat që ka gatuar për 20 vite për presidentin e Kroacisë.

Një garë ku shija, disiplina dhe përkushtimi u kthyen në çelësin e suksesit. Sot, Vjonis Alushaj ishte në “ABC e Mëngjesit” për të rrëfyer emocionet e triumfit dhe sekretin e katër medaljeve të arta që e ngjitën Shqipërinë në majën e gastronomisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!