Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse ikën flamingot? Klementin Mile: Lëvizja u duk e stisur dhe e dirigjuar, prania e partive krijoi një…

schedule20:15 - 5 Nëntor, 2026

schedule 20:15 - 5 Nëntor, 2026

TIRANË– Analisti Klementin Mile komentoi në emisionin “Real Story” arsyet që, sipas tij, çuan në rënien e protestës së “flamingove” dhe largimin gradual të protestuesve.

Sipas Miles, një nga faktorët kryesorë që ndikuan në zbehjen e protestës ishte përpjekja për t’i dhënë asaj një strukturë organizative dhe politike, ndonëse në fillim ishte konceptuar si një lëvizje spontane.

Ai përmendi përpjekjet për organizimin e kuvendeve, diskutimet për krijimin e një partie të re, praninë e partive politike, si dhe përfshirjen e pedagogëve, të cilët, sipas tij, e orientuan protestën drejt një forme më të strukturuar organizimi.



Mile theksoi se pikërisht ky ndryshim ndikoi në rënien e numrit të pjesëmarrësve dhe në dobësimin e karakterit të protestës.

“Me rënien  e numrit të protestuesve, në tentativa nga më të ndryshmet për organizim, kuvende, zëra për parti. Pra, për të krijuar një parti, dukshmëria e partive qoftë PD dhe qoftë ato të reja, pastaj në momentin që vijnë edhe pedagogët, edhe ata duken si sindikatë… në momentin që futet një organizim i jep sensin organizativ diçkaje, që duhet të ishte më spontane. Ajo që ndodh pastaj është se edhe numrat bien , edhe cilësia e protestimit bie, sepse duket pastaj një diçka e stisur, e dirigjuar dhe të gjitha këto largojnë njerëz”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!