Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plumbi i artë”/ SPAK kërkon në total 302 vite burg për 15 të pandehurit

schedule11:13 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:13 - 5 Nëntor, 2026

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar pretencën për të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, duke kërkuar dënime të rënda me burg, deri në 35 vite për disa prej tyre. Në total janë kërkuar 302 vite burg, për 15 të pandehurit.

Sipas pretencës së SPAK, dënimet e kërkuara për të pandehurit janë:

Nuredin Dumani – 10 vite burg



Erjon Alibej – 15 vite burg

Skerdi Tase – 13 vite burg

Henrik Hoxhaj – 35 vite burg

Enver Diva – 25 vite burg

Besian Xhixha – 25 vite burg

Asllan Plaku – 20 vite burg

Ardian Ozuni – 15 vite burg

Gentian Sharra – 9 vite burg

Agron Qoli – 20 vite burg

Petrit Qoli – 35 vite burg

Fatos Gosa – 20 vite burg

Xhulian Hoxha – 20 vite burg

Albert Pashaj – 15 vite burg

Altin Ndoçi – 25 vite burg

Tashmë pritet vijimi i procesit gjyqësor, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesat e Prokurorisë së Posaçme dhe më pas do të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.

Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej kanë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!