Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm për bombë në disa linja fluturimesh/ Devijohet itinerari, në asnjë rast nuk u gjetën sende të dyshimta

schedule11:06 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:06 - 5 Nëntor, 2026

Disa fluturime në Europë janë përballur me alarme për bombë, duke detyruar kompanitë ajrore të ndryshojnë itineraret dhe të kryejnë ulje emergjente në aeroporte të tjera.

Rasti më i fundit është regjistruar në fluturimin Dublin-Romë të kompanisë ajrore Aer Lingus.

Avioni ka ndryshuar drejtim ndërsa ndodhej mbi rajonin e Essonne, në jug të Parisit, duke kryer disa manovra në ajër përpara se të drejtohej drejt Normandisë. Ai është ulur i shoqëruar nga një avion luftarak Rafale i Forcave Ajrore franceze.



Në bord ndodheshin 151 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët janë evakuuar përpara se ekipet e specializuara të nisnin kontrollet për lëndë shpërthyese.

Një tjetër alarm për bombë është raportuar në fluturimin Helsinki-Romë të kompanisë Finnair.

Pas uljes, specialistët e policisë kanë nisur kontrollet dhe verifikimet përkatëse. Sipas informacioneve paraprake, operacioni po zhvillohet normalisht dhe pa ndikuar në funksionimin e aeroportit.

Një tjetër incident është regjistruar në fluturimin Milano Malpensa-Varshavë të kompanisë Wizz Air.

Kompania Wizz Air konfirmoi devijimin, duke bërë të ditur se vendimi u mor në përputhje me protokollet e sigurisë dhe se po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për verifikimin e situatës.

Incidentet e fundit vijnë pas një vale alarmesh për bombë të regjistruara të martën në rreth dhjetë fluturime në Europë.

Mes tyre ishin të paktën katër fluturime të kompanisë Ryanair, përfshirë edhe një tjetër linjë Dublin-Romë, si dhe avionë të kompanive SAS, LOT dhe Ëizz Air.

Alarmet shkaktuan kontrolle të posaçme sigurie, devijime të avionëve dhe mbyllje të përkohshme të disa aeroporteve.

Në të gjitha rastet e raportuara të martën, pas përfundimit të kontrolleve nuk u gjetën pajisje të dyshimta shpërthyese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!