Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në pallatin në Elbasan, 69-vjeçari rezulton i zhdukur. Çfarë dyshohet

schedule18:48 - 4 Nëntor, 2026

schedule 18:48 - 4 Nëntor, 2026

Një 69-vjeçar, i identifikuar si Hamit Ibro, rezulton i zhdukur pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu pallatin në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan.

Familjarët kanë humbur kontaktet me të dhe dyshohet se ai mund të ndodhet ende brenda një prej apartamenteve të pallatit.

Ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit paraqitet e vështirë, pasi tre katet e sipërme të ndërtesës janë shembur mbi katin e dytë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për operacionin.



Aktualisht, po studiohet gjendja e ndërtesës dhe mundësia e ndërhyrjes për të kërkuar 69-vjeçarin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!