Një grua 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një apartament në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
Nga zjarri raportohet se 10 persona të tjerë kanë shfaqur probleme me asfiksinë për shkak të tymit, por fatmirësisht gjendja e tyre nuk paraqitet serioze.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht, ndërsa nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.
Fillimisht, shefi i shërbimit zjarrfikës kishte konfirmuar se nuk kishte persona të lënduar, por më vonë u raportua për viktimën dhe 10 personat që kanë pësuar probleme nga asfiksia.
Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet.


