Një lidhje ndryshe për të sjellë sa më pranë publikur shqiptar, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtarë Medlir Mema zgjodhi ta bëjë në bisedë të drejpërdrejtë nga auditori ku jep mësim, në SHBA.
Disa prej studentëve amerikanë shprehën për ABC News shqetësimet e tyre lidhur me politikat e administratës Trump, në këto zgjedhje të mes mandatit.
“Shqetësimi kryesor ka qenë të jemi të përfaqësuar të gjitha palët” tha një prej studentëve në auditor për ABC News, ndërsa sa i përket politikave të ndjekura nga Presidenti Trump, ajo u shprej se gjëja kryesore që ka parë është se sa pro të rinjve.
Një tjetër student, u shpreh se shqetësimi kryesor mbetet ekonomia.
”Problemi me ekonominë, inflacioni kanë qenë shqetësimi kryesor për të si student por edhe si konsumator” u shpreh ai për ABC News.
Ndërsa në fund një ‘dhuratë’ për së largu patën edhe për publikun shqiptar, simbolin e shqiponjës.


