Banka e Shqipërisë la të pa ndryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.
Guvernatori Gent Sejko tha se tensionet e fundit sociale mund të sjellin më shumë pasiguri, ulje të shpenzimeve për blerje, më pak investime dhe të ardhura më të ulëta nga turizmi.
Sipas Bankës Qendrore, inflacioni pritet të rritet mbi objektiv kryesisht si pasojë e rritjes se presioneve nga jashtë dhe me pas mund te kthehet në objektiv gjatë vitit 2028.
Por pavarësisht kësaj Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare vijon të jetë e qëndrueshme.
Guvernatori ka theksuar se tregu i punës vijon të karakterizohet nga rritja e punësimit dhe e pagave, në përgjigje të rritjes së kërkesës nga bizneset për fuqi punëtore


