Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sigurinë rajonale, shefi i inteligjencës turke viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule17:35 - 3 Nëntor, 2026

schedule 17:35 - 3 Nëntor, 2026

Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadori i Turqisë në Abu Dhabi, Lutfullah Goktas, në një postim në rrjetin social amerikan X njoftoi se Kalin u prit dje në Abu Dhabi nga zv/presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mansour bin Zayed.

Goktas njoftoi se në takim morën pjesë edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Emirateve, Tahnoun bin Zayed, si dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Sigurinë Kombëtare, Ali al-Shamsi.



Ai shtoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Ne besojmë se partneriteti ynë strategjik me Emiratet do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe paqes rajonale”, theksoi Goktas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!