Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bota me sytë nga Amerika/ Krisafi: Edhe nëse humbet, Trump do të vijojë me politikë të njëjtë

schedule17:42 - 3 Nëntor, 2026

schedule 17:42 - 3 Nëntor, 2026

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në një garë që pritet të përcaktojë balancat politike në Uashington dhe të ardhmen e agjendës së presidentit Donald Trump.

Eksperti për zhvillimet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se edhe nëse humbet, presidenti amerikan, Donald Trump do të vijojë me politikë të njëjtë.

Në një intervistë për “Ballkan Update”, Krisafi u shpreh se vitet e fundit, jo gjithmonë sondazhet kanë rezultuar të sakta.



“Nëse Trumpohumbet Kongresin dhe Senatin, do ishte humbje e madhe për të. Një pjesë të politikave nuk do i bënte më. Do ishte goditje e madhe për Trump. Rrezikon nëse i humbet të dyja dhomat. Trump, nuk luan vetëm pushtetin, por edhe pjesën personale, mund të ketë gjykim nga Senati. Çdo garë ka pjesën e vetë. Secili rast ka specifikën e vet. Gjatë viteve të fundit, sondazhet nuk kanë treguar gjithmonë të vërtetat. Për pjesën e Ballkanit, nuk besoj se mund të ndryshojë ndonjë gjë e rëndësishme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!