Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta, vendi në një fazë tjetër, pritshmëritë në rritje”, Rama: Pala më e dëmtuar, Policia. Dyfish të plagosur!

schedule13:24 - 3 Nëntor, 2026

schedule 13:24 - 3 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama foli në EuroNews Enlargement Summit në intervistë me Maria Tadeo mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes.

Rama u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, pasi sipas tij, vendi ka kaluar në një realitet me pritshmëri të larta të qytetarëve.

Rama solli në vëmendje episodet e dhunës gjatë demonstratave, duke pretenduar se numri i efektivëve të policisë së plagosur ishte dyfishi i protestuesve të lënduar.



“Shqipëria është në një tjetër fazë. Kemi bërë një hap historik, nga një vend që kishte nevojë në një vend me pritshmëri të larta. Njerëzit në vend kanë pritshmëri të larta dhe vjen një moment në kohë kur duhet të përballesh jo më me nevojat, por me pritshmëritë e larta.

Po ndodh gjithandej dhe do të ishte edhe më e ndërlikuar për vende që ende nuk e shohin që po vjen. Kemi një realitet të ri që po sfidon realitetin e përbashkët, ai i medias sociale.

E kam përjetuar personalisht dhe munda ta vlerësoja aty personalisht si një fuqi për të krijuar një përballje skizofrenike me realitetin. Kishim protestues të dhunshëm dhe, ndryshe nga çdo vend tjetër, kishim dyfishin e të plagosurve nga policia. Pra, policia ishte pala më e dëmtuar nga këto demonstrata.

Na duhet të përballemi me këtë brez që po rritet me mentalitetin e vet.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!