Pati disa të veçanta, dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Ernest Muçi konfirmoi veten si një nga lojtarët asistues më të mirë në Europë, me 6 të tillë në Superligën e Turqisë, dhe me 7 në sezon, thuajse baraz me më të mirët, dhe në të njëjtën kuotë në kampionat me kapitenin e Anglisë dhe yllin e Bajernit, Harri Kejn.
Gjithsesi, I veçantë ishte goli I tij shënuar në minutën e 61-të.
Siç publikojnë mediat turke, komentatorë nga e gjithë bota e festuan atë rrjetë, ndërsa tepër I veçantë u duk një komentator arab.
Ai mbajti një ligjëratë të gjatë për shqiptarin Ernest Muçi dhe për realizimin e tij.
Ndërkaq, statistikat thonë se kjo ishte hera e parë në Superligën turke që shënohej në minutën e 61-të, që nga viti 2023, kur realizonte boshnjaku, Edin Vishça, për Beshiktashin.
Nga ana tjetër, kjo minutë përkon edhe me targën e makinave të qytetit të Trabzonit, një nga simbolet identifikues nga tifozët dhe nga qytetarët.
Për Muçin janë 3 gola e 6 asistë në Superligën turke, duke qenë më I miri në renditjen e asistuesve, ndërsa Trabzonspori është vetëm tri pikë larg vendit të parë që mbahet nga kampionia Gallatasaraj.


