TIRANË– Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës e të shkatërrimit të pronës, duke dënuar veprimet e tilla.
Ai pohoi në “Real Story” se kryeqyteti shqiptar është shpërfytyruar si pasojë e akteve të dhunës.
“Mos thyej, mos plaçkit, mos digj. Pse shkon te supermarketi ti?
Destabilizimin e vendit me shkatërrime nuk ta fal.
Është shpërfytyruar Tirana për dy javë.
E ke parë se sa i shëmtuar ngjan kryeqyteti ynë? Nuk është normale kjo”, u shpreh Karamuço.


