Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm kibernetik në Ukrainë e Rusi/ Hakerohet aplikacionet e njoftimit të qytetarëve për sulme ajrore

schedule10:40 - 2 Nëntor, 2026

schedule 10:40 - 2 Nëntor, 2026

Aplikacionet që përdoren nga qytetarët në Rusi dhe Ukrainë për paralajmërimin e sulmeve ajrore janë bërë objekt i sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike, vetëm pak orë pas përfundimit të armëpushimit lokal mes dy vendeve.

Ministria ruse e Emergjencave njoftoi mëngjesin e së hënës se aplikacioni i saj i paralajmërimeve ishte goditur nga një sulm masiv kibernetik, i cili kishte shkaktuar shpërndarjen e informacioneve të rreme për sulme të mundshme me dronë.

Ndërkohë, disa orë më herët, edhe Forcat Ajrore të Ukrainës kishin paralajmëruar për një ndërhyrje kibernetike në aplikacionin kombëtar të alarmeve ajrore.



Përdoruesit kishin marrë njoftime të rreme për kërcënime bërthamore dhe kimike në Kiev dhe zonat përreth, si dhe paralajmërime për luftime të mundshme në rrugët e kryeqytetit.

Mesazhet e rreme përfshinin edhe pretendimin se Rusia kishte vënë në përdorim raketën hipersonike Oreshnik, duke shtuar panikun dhe pasigurinë mes qytetarëve që mbështeten te ky sistem për t’u informuar në kohë reale mbi rrezikun e sulmeve.

Forcat Ajrore ukrainase reaguan përmes një njoftimi në Telegram, duke bërë të ditur se aplikacioni dyshohej se ishte bërë objekt i një ndërhyrjeje armiqësore. Autoritetet u kërkuan qytetarëve të mos u besonin njoftimeve të pakonfirmuara, duke theksuar se nuk kishte asnjë kërcënim rrezatimi dhe se informacionet duhej të verifikoheshin vetëm përmes kanaleve zyrtare.

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve të paralajmërimit në të dy vendet vijnë në një moment të tensionuar të konfliktit, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit lokal në një pjesë të rajonit të pushtuar të Khersonit.

Marrëveshja kishte hyrë në fuqi të martën dhe përfundoi të dielën, duke u cilësuar si periudha më e gjatë e ndërprerjes së luftimeve që nga nisja e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!