Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunë në protestë/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

schedule09:34 - 1 Nëntor, 2026

schedule 09:34 - 1 Nëntor, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona pas akteve të dhunës të shënuara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, policia deklaroi se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.

Në pranga u vunë shtetasit Andi Shtepani, Leonardo Kola, Frenkli Çullhaj dhe Kevin Radosevich.



Gjithashtu, gjatë tubimit u bllokua qarkullimi rrugor në disa akse dhe u dogjën kazanë mbeturinash.

Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve.

Personat akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!