Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luis Enrique, “mbreti” i Parisit/ Trajneri spanjoll thyen rekordin e fitoreve të ekipit francez

schedule15:44 - 31 Tetor, 2026

schedule 15:44 - 31 Tetor, 2026

Epiteti i veçantë mund t’i përshtatet më shumë edhe sesa Zhoze Murinjos.

Luis Enrique është padyshim një nga trajnerët më të mirë të momentit në Francë, në Europë dhe në të gjithë botën, dhe ja ku arriti një “gur të ri kilometrik”.

Në stolin e Paris SG festoi fitoren e 127-të, pikërisht atë të arritur me shifrat 5-1 në fushën e Lë Lavrit në Ligën e Parë franceze, sfidë ku mbrojtësi maroken, Ashraf Hakimi, u bë heroi me 3 gola.



Rekordi I mëparshëm I përkiste ish-kapitenit të Francës, Loran Blan, me 126.

Më pas, janë Luis Fernandez me 125 dhe Zhorzh Pejrosh me 100.

Natyrisht, ka një diferencë mes asturianit dhe paraardhësve të tij.

Kjo, sepse ai ka fituar dy Champions, trofetë e parë të tillë të klubit francez në nivel kontinental.

Që kur ai u ul në stol, vetëm Reali dhe Barcelona kanë më shumë fitore ne PSG e tij në pesë ligat kryesore të Europës.

Vetëm Bajerni me 505 dhe Barça me 479, shënuan më shumë gola sesa parizienët e tij, që kanë 457.

Luis Enrike, I shkëlqyer edhe tek Barcelona dhe tepër simpatik me kombëtaren e Spanjës, duket se ka arritur kulmin e pjekurisë dhe mund të pritet që triumfet të vazhdojn.ë

PSG po krijon një dinasti, siç thuhet në Amerikë kur një skuadër fiton titujt radhazi.

Ekziston mundësia që të fitohët titulli I tretë radhazi në Champions, dhe po ashtu titulli I katërt në Francë.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!