Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkiaku i Prishtinës nën hetim/ Përparim Rama i pandehur, dyshohet për “shpërdorim detyre”

schedule09:09 - 31 Tetor, 2026

schedule 09:09 - 31 Tetor, 2026

Përparim Rama, kryetari i komunës së Prishtinës është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në Kosovë në cilësinë e të pandehurit nën dyshimet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet lidhen me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, për të cilin Komuna e Prishtinës kishte hapur një tender me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh.

Rama u paraqit në Prokurorinë Speciale rreth orës 13:30, ndërsa pas intervistimit deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për të sqaruar çdo çështje që lidhet me projektin.



Në deklaratën për mediat, kryebashkiaku i Prishtinës nuk kurseu as sulmet ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ndryshe nga kreu i shtetit, ai paraqitej përpara organeve të drejtësie.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë dhe për këtë arsye kam ardhur të diskutoj e të bisedoj, përkundër faktit që disa, si kryeministri, pa përmendur emra, nuk shkojnë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik”, tha Përparim Rama.

Ai theksoi se përgjegjësia e tij është zhvillimi dhe ndërtimi i Prishtinës, ndërsa Prokuroria ka për detyrë të verifikojë nëse gjithçka është bërë në përputhje me ligjin.

Arkitekti i Kryeqytetit është një shërbim i themeluar në vitin 2022, gjatë mandatit të parë të Përparim Ramës si kryetar i kryeqytetit.

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit është themeluar në vitin 2022 nga Komuna e Prishtinës, gjatë mandatit të Përparim Ramës.

Ky shërbim parashikon hartimin e projekteve arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore për kryeqytetin e Kosovës.

Pretendimet janë për shkelje gjatë procedurave të tenderimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!