Kryeministri Edi Rama deklaroi se studentë janë intimiduar me gjuhë kriminale.
Gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama u shpreh i kanë ardhur mesazhe prej prindërve të tyre që luten për ndihmë.
“Nuk e kam menduar ndonjëherë që do jetoja një Shqipëri ku frika për të folur do ushqehej nga intimidimi i atyre që protestojnë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Unë protestoj për ta bërë Shqipërinë më të mirë, dhe nëse ti nuk je dakord me mua, unë të intimidoj të kërcënoj dhe të vendos para një zgjedhjeje, që është zgjedhje dramatike. Ose të jesh me mua, të mos vish në mësim, ose të jesh target i dhunës sime.
Kam dhjetëra mesazhe studentësh që luten që të mbeten anonimë, se kanë frikë. Kam dhjetëra mesazhe të prindërve të studentëve që luten për ndihmë, pasi ndihen të pafuqishëm ndaj fëmijëve të tyre që ndihen të kërcënuar dhe të intimiduar. Një gjuhë që është kriminale. Mbështetje familjeve që nuk duhen lënë vetëm përballë këtyre”, theksoi ai./abcnews.al


